Publicistja e mirënjohur Kimete Berisha së fundi ka bërë një postim në lidhje me ngjarjet aktuale në vendin tonë.

Ajo ka përmendur nënkryetarin e  Pdk-së Xhavit Halitin duke thënë se ai ishte një stalin dhe se partia në të cilën I përket është ajo e cila në të vërtet ka shkatrruar Kosovën, shkruan Botapress.

Lexoni të plotë reagimin e saj:

Lugati i PDK-së!

Me atë zë në off, i dërmuar e i plakur si shtrigat në dhjetor, me atë ftyrë armiqësore e me ato vetulla trekëndësh, krimineli gjakftohtë Xhavit Haliti sot në seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit u shpreh shumë i brengosur për të drejtat e serbëve në Kosovë.

Pse kush po i shkelka serbët, kur shqiptarët deri dje, n’fukarallëk t’vetin, me pare të vetat, qe 20-të vjet edhe rrymën ua kanë pagu serbëve.

Serbët e Kosovës marrin paga nga qeveria e Kosovës pa dalë kurrë në punë anipse nuk e njohin shtetin e Kosovës, aq të shkelur që janë.

Xhavit Haliti po ashtu ishte ‘i brengosur’ pse kur vijnë perendimorët në Kosovë tha e shohin ‘lindje’ anë e kënd, në qytete e fshatra, dhe zhgënjehen. Demek shohin xhamia. Sipas këtij ‘evropiani’ shqiptarët paraqiten perendimorë kurse janë lindorë.

E ani çka që qenkan lindorë! A është Evropa varri i lindorëve a çka! Ti a e ke emrin Xhavit a David, babai i injorancës. A po çuditen evropianën edhe me emrin tënd apo edhe me mbiemrin e Kadriut, e a po kujtojnë se e ka mbiemrin serbisht ‘Veselji’, Kadri Kënaqësia.

Shko more përtej diellit. Na ka rrokë neve gajla e perendimit a e lindjes, kur populli as se marrin mundin me bë dallimin, e as nuk janë ngushtë për atë punë, ne kemi probleme elementare për mbijetesë dhe gjërat tjera janë luks.

Thuajse Kosova ka probleme fetare, aq fetarë të mëdhenj që janë shqiptarët…me qenë fetarë e njerëz që besojnë në Drejtësi, ty të parit t’i kishin thy hundët me çekiç juridik.

Sot në Kuvend e përmendi disa herë takimin e Ibrahim Rugovës me Millosheviçin, kishe po them diçka, thuajse ai takim u organizu fshehtas dhe thuajse ky farë spiuni me mantel të zi deri te zogu i këmbëve, e ka zbulu atë ‘fshehtësi’.

Edhe Churchill e Roosevelt janë taku me Stalinin, por Stalina nuk janë bë. Stalin më i madh se ti dhe partia jote për Kosovën nuk ka.

S’keni lënë pronë e tokë pa vjedh, s’keni lënë gjë pa përvetësu, krejt i keni privatizu e jeni bë milionera, i keni plaçkit paret e luftës, s’keni lënë njeri që s’ka qenë me ju pa ia shkatërru jetën. Krejt institucionet pa përjashtim i keni rrënu si me qenë të armikut.
Në të njejtat valë si Xhavit Haliti, kish qenë sot edhe Mimoza Kusari, e cila po ashtu tha se ‘s’i kemi këqyr serbët sa duhet’. Idiote, plus injorante. Nëse nuk e dëgjon Shkurte Fejzën kur i këndon Adem Jasharit, dëgjoje bile kur thotë ‘Djemtë më të këqij të këtij vendi e udhëheqin sot Kosovën’.

P.S. Sot në ‘natën e shtrigave’, kriminelit ish dasht së paku me ju teftiqu viktimat e veta. Mos t’paça borxh sa viktima të pret te porta!