Analistja Kimete Berisha përmes një publikimi në rrjetin social “Facebook” i është kundërpërgjigjur anëtares së PDK’së, Arbana Xharrës, meqë kjo e fundit ditë më parë kishte shkruar në profilin e saj “Kimete me ty polemizoj kur te vendosesh mos me dale si bukuroshe!” – shkruan Periskopi.

Berisha si kundërpërgjigje për Xharrën ka shkruar se asnjëherë të vetëm s’ka marrë komplimente nga njerëzit se po duket mirë. Ajo shkruan se krejt çka është komplimentuar, janë shkrimet e saj.

Ajo ka shkruar se qëllim kryesor i saj ka qenë ta thyej tabunë se femra shqiptare për t’u kuptuar seriozisht, duhet të duket si mashkull, me flokë të shkurtër, me setër – e pa buzëkuq.

Tutje, ajo ia përmend Xharrës hundën që e kishte bërë operacion, për t’u dukur më bukur.

Lexoni të plotë publikimin e saj:

Kishe une bukuroshe

Qëllimi im kryesor ka qenë që të thyej tabunë se femra shqiptare për t’u kuptuar seriozisht, duhet të duket si mashkull, me flokë të shkurta, e mbërrolur, serioze, me setër dhe pa karmin në buzë.

Dhe këtë qëllim e kam arritur. Kudo ku hyjë e dalë, lexuesit më ndalojnë dhe më urojnë për shkrimet e mia. Marre më vjen nga gjithë ky adhurim. Askush nuk më thotë “po dukesh bukur”, ose të përcjell pse dukesh “bukur”. Më thonë “qenke si në foto”. Kaq.

Ata që nuk janë mësuar si “bukurosha”, e kanë vështirë ta kuptojnë njeriun e ngopur kaherë me “bukuri”, të cilën fjalë më së shumti e kam dëgjuar në jetë.

Nuk është krim të dukesh “bukur”. Ndoshta do Zoti edhe kur të plakem të dukem ‘bukur’. S’kam çka bëjë, unë s’mund të dukem ajo që nuk jam.

Së paku nuk kam pozuar para asnjë fotografi profesionist, para Fadil Berishës e këtyne, dhe nuk e kam bërë hundën operacion si shumëkush dhe si ti (sepse as nuk jam kundër që njerëzit të mundohen të duken bukur).

Unë gjithmonë kështu kam qenë. Femër. Dhe, nuk e kam paragjykuar kurrë asnjë femër tjetër.

E që vjen dita dhe akuzohem si “bukuroshe” nga katolikët, këtë nuk e kam pritur kurrë, edhe sikur të jetoja e të rilindesha dhjetëmijë herë.

(Tash mund të vazhdoni të më akuzoni pse s’kam burrë e pse s’kam fëmijë).