Në tremujorin e dytë në Kinë janë mbyllur 3 mijë e 918 faqe interneti me përmbajtje të paligjshme, raporton Anadolu Agency (AA).

Zyra e Kinës për Internetin (CAC) ka njoftuar se në muajt prill, maj dhe qershor janë mbyllur 3 mijë e 918 faqe interneti të cilat kërcënonin sigurinë kombëtare, nxitnin dhunë dhe shkaktonin trazira në shoqëri duke përhapur thashetheme të pabazuara.