Portieri italian, Gianluigi Buffon, është deklaruar pas ndeshjes me Realin, në të cilën u ndëshkua me karton të kuq në minutën e fundit të ndeshjes.

Gjyqtari anglez, Michael Oliver, akordoi një penallti të dyshimtë për Real Madridin në minutën e fundit të ndeshjes.

Me këtë vendim aspak nuk u pajtuan lotjarët e Juventusit, e sidomos kapiteni legjendar, Gianluigi Buffon, i cili nuk arriti t’i kontrollojë emocionet e tij.

Pas ndeshjes Buffon ka thënë: ”Jeta vazhdon, jam i lumtur dhe ndihem krenar për ndeshjen që zhvilluam,  diçka që nuk është pritur, është  për të ardhur keq që pëfundoi kështu ndeshja”.