Kjo është dieta që e mban në formë Mbretëreshën Elizabetë

Mbretëresha Elizabeta II do të mbushë këtë vit 92 vjet.

Ndërkohë që shumë gjëra kanë ndryshuar në botë gjatë qëndrimit të saj në front, preferencat e saj për ushqim nuk kanë ndryshuar shumë, sipas kuzhinierit të saj.

Dy herë në javë, Mbretëresha pranon një listë të sugjerimeve për menynë e saj dhe ajo zgjedhë ato që i pëlqen. Por të gjithë jemi kurreshtarë, çfarë ha një mbretëreshë?

Më poshtë janë disa nga ushqimet që gruaja më e famshme në botë i konsumon dhe pëlqen, transmeton Klan Kosova.

Kërkoni këshilla në këtë meny dhe stil jetese, pasi, ushqimi i duhur është parakusht për një jetë më të gjatë dhe më të shëndetshme.

Çaj me biskota para mëngjesit

Mbretëresha nis ditën e saj herët me një gotë çaji të freskët, pa sheqer dhe me pak biskota.

Mëngjesi me drithëra dhe fruta

Mëngjesi tipik i Mbretëreshës përfshin fruta dhe drithëra. Ajo ndonjëherë e lejon veten të hajë bukë tosti me xhem apo marmelatë dhe në raste shumë të veçanta, vezë të fërguara me salmon të tymosur dhe pak çokollatë.

Mbretëresha pi një gotë xhin para drekës

Me sa duket, Mbretëreshës i pëlqen të shijojë një koktej para drekës.

Mbretëresha nuk ha brumëra as për drekë e as për darkë

Mbretëresha e ka drekën e saj të shërbyer në orën 13:00. Dreka zakonisht përfshin peshk me spinaq dhe kërpudha ose pulë të pjekur në skarë me një sallatë.

Mbretëresha ka tendencë për të shmangur brumërat dhe karbohidratet prandaj nuk ka makarona, oriz ose patate në meny.

Çaj pasdite me embëlsira dhe sandwich

Çaji i pasdites shpesh shoqërohet me një tortë me mjaltë dhe krem si dhe me tortë me çokollatë, që Madhëria e saj i pëlqen shumë.

Sipas kuzhinierit të mëparshëm, McGrady, disa lloje sanduiçesh preferohen për çajin e pasdites: me trangull, salmon i tymosur dhe vezë me majonezë ose proshutë dhe mustardë.

Mbretëresha ha biftek për darkë

Mbretëresha Elizabeta II preferon mishin për darkë nga fermat lokale.

Pjata kryesore pasohet nga luleshtrydhet ose pjeshkët, të rritura në serrat e saj në Kështjellën Windsor.

Një gotë shampanjë pas darkës

Disa burime pohojnë se Mbretëresha Elizabeta II përfundon ditën e saj me një gotë shampanjë. Kjo shampanjë ka të ngjarë të zgjidhet nga tetë markat të cilave u është dhënë garancia mbretërore.

Çokollata..faj i ëmbël

McGrady, ish-kuzhinieri mbretëror, përmend se mbretëresha e do çokollatën dhe e quan atë edhe të varur nga çokollata.

Lloji i saj i preferuar i çokollatës është çokollata e errët.

Siç mund ta shihni, dieta mbretërore nuk është shumë e rreptë. McGrady përmend se Mbretëresha nuk shqetësohet aq shumë për ushqimin sa për kuajt dhe qentë.

Edhepse gati 92 vjeçare, ajo ende kalëron dhe ecën në distanca të gjata me qentë e saj. Ndoshta sekreti i saj nuk është në dietën e saj? Çfarë mendoni ju?

SHPËRNDAJE