Anita Angelovska – Bezhoska, viceguvernatorja aktuale e Bankës Popullore të Maqedonisë është propozimi i ri i presidentit të shtetit, Gjorgje Ivanov për guvernatore. Kjo është konfirmuar nga kabineti i Ivanovit, informon INA.

Propozimi i ri vjen pasi që sot guvernatori i deritanishëm Dimitar Bogov ka bërë të ditur se tërhiqet nga kandidatura.

Ivanov propozimin e ti të ri menjëherë e dërgoi në Kuvend. Nga ana tjetër, siç mësohet po bie në ujë propozimi që Fatmir Besimi, ish-ministri i qeverive të kaluara të ulet në kolltukun e të parit të bankës qendrore në vend.

Megjithatë ende nuk dihet se BDI a do të votojë kandidaten tjetër të propozuar nga Ivanov, që deri tani nuk po dihet se a do të ketë përkrahjen edhe të LSDM-së. (INA)