Në Iran një piceri po e praktikon një metodë të re të shpërndarjes së picave. Në tryezat e restorantit janë të vendosura butona që mund të porositet pica sipas shijes.

Pronari i restorantit, Ali Mohammad thotë se shërbimi është shumë më i mirë sesa ai që ofrohet nga një kamerier.

Ky sistem thuhet se ka dhezur shumë pasi që puna në restorant është rritur dukshëm. Poashtu ekziston opsioni të luani lojëra edhe me tryezat tjera.