Një kompleks apartamentesh në Huston po bën “namin” në rrjet me pishinën e tyre tmerruese prej xhami që qëndron 152 metra mbi rrugën poshtë apartamenteve.

Kompleksi i ri i quajtur “Market Square Toëer”, e konsideron pishinën si një nga armët e tyre më të forta, pasi karakteri i saj sa i veçantë aq edhe i frikshëm po tërheq njerëzit si me magnet.

Pishina qëndron e varur rreth 3 metra nga ndërtesa në të cilën ndodhet duke dhënë kështu një pamje si nëpër re, shkruan BuzzFeed.
Kompleksi ka gjithashtu një pishinë më të ulët për ata që nuk duan të ndihen sikur po notojnë në qiell.