Kur iPhone 7 hoqi portin për kufje, disa fansa të Apple u zhgënjyen. Nëse thashethemet rreth iPhone 8 janë të vërteta, atëherë celulari do të humb edhe një tjetër veçori mjaft të njohur: butonin kryesor.

MacRumors raporton se analisti Ming-Chi Kuo nga KGI Securities, i cili është që një kohë të gjatë burim i thashethemeve të sakta rreth lansimeve të Apple, thotë se Apple ka në plan që të largojë butonin fizik nga celulari.

Në vend të tij, thuhet sipas raportit, Apple do të vendosë një sensor të shenjave të gishtit në ekran.

Sipas Kuo, ky sensor do të futet në ekran të celularit duke i dhënë mundësinë ekranit që të shkrihet gjerë deri në skaje – pa bezel dhe korniza.