Tetova në turneun e 18 mbarëkombëtar të karates në Prishtin për kadet,junior dhe senior, e ka përfaqësuar klubi i Karates nga Tetova, Fati.Klubi i karates KK Fati në këtë turne mori pjesë me katër garues edhe atë Driton Halimin që arriti vendin e parë në kategorinë deri në 52 kg për kadet, në vend të dytë u ndalë Bukurije Selimi (kadet), ndërsa në vend të tretë përfunduan Sherif Gafuri dhe Adrian Mamuti.

Për portalin ton sportiv Alsport.al nga Klubi KK Fati kanë theksuar se ndjehen shumê të kënaqur dhe premtojn se edhe në të ardhmen do sjellin trofe edhe me të çmuar në qytetin e Tetovês.

“Jemi të kënaqur me të gjithë pjesëmarrësit e klubit tonë, jo për shkak të rezultateve, por për kualitetin që treguan në nivel të lartë”, janë shprehur nga KK Fati./Alsport.al