Klubi kinez Hebei China Fortune, thuhet se ka bërë një ofertë shumë ambicioze për yllin e Barcelonës, Lionel Messi.

Sipas El Mundo Deportivo, klubi i Hebei, ka pasur ofertë shumë të mirë për lojtarin dhe ka shpresuar në një transferim të tij.

Oferta prej 100 milionë euro pagë vjetore është refuzuar nga Barcelona dhe lojtari.

Hebei nuk ka qenë ende i gatshëm ta paguajë klauzolën e klubit që është 700 milionë euro.