Organizimi i manifestimeve në 15 qytete me vendim të qeverisë për pranimin e ftesës për në Nato thuaja se edhe mund të justifikohet por me një shumë të kapshme brenda mundësive të parave publike. Por si mund të justifikohet shtruarja e një KOKTEJI nga ana e z. Ali Ahmeti dhe Bdi-së përveç se një KOKTEJ PA FRUTA NARYRAL, por me plot falcitet.
Fundja kjo është vetëm FTESË dhe asgjë më shumë pa përmbushjen e detyrimeve të mara.
KOKTEJT e tillë kanë për synim të SUBJEKTIVIZOJNË apo të PERSONALIZOJNË një rrugëtim të tillë për Eurointegrimet, e ndërkaq e vërteta është se kjo është rezultat ekskluziv i trusnisë ndërkombëtare ,qytetarëve të Maqedonisë dhe vullnetit politik pikant të kryeministrit Zaev dhe Socialdemoklratëve të Maqedonisë për rrekjen e sinqertë për të tejkaluar barrikadën e këtij rrugëtimi.
Çdo ekzagjerim tjetër post festum manifestimit zyrtarë të organizuar nga qeveria për këtë çështje, është vetëm marketing i rrejshëm dhe pompozitet infantil nga establishmente partiake me xhepa të fryrë dhe mbështetje politike skajshmërisht të zbehur.
Koktej i tillë ka të ngjarë që të vë në dilema shumë shqiptarë lidhur me Referendumin, por prap se prapë do të varet edhe nga PYETJA dhe forma sesi do të jetë e shtruar ajo .Shqiptarët janë detektori tani më i sprovuar për të detektuar veprimet lajthitëse dhe propaganduese !
(q/a)