Në vendkalimin kufitar “Bogorodica” sot në mëngjes për hyrje në Greqi pritet nga disa orë, ndërsa janë formuar dhe kolona automjetesh, kryesisht me targa të Maqedonisë dhe të Serbisë.

Kolonat e palës së Maqedonisë fillojnë që nga kazinoja “Princes”, ndërsa me automjete në gjashtë kolona është plotësuar edhe hapësira ndërkombëtare.

Sipas vlerësimit të shërbimeve kufitare të Maqedonisë, për të hyrë në Greqi presin midis 10 dhe 15 mijë njerëz. Edhe shërbimi kufitar i Maqedonisë dhe i Greqisë punojnë normalisht dhe me kapacitet të plotë. por thonë se problem është jehona e njerëzve dhe e automjeteve për shkak të fundjavës së zgjatur dhe pushimeve vjetore. Presin që gjendja të normalizohet gjatë orëve të pasdites.
LAMM kumtoi se është rritur intensiteti i komunikacionit në akset rrugore dhe rekomandon vozitje të kujdesshme.