Vetura të shumta janë parë në hyrje të Serbisë, në dalje të Kroacisë, por jo edhe në hyrje të Kroacisë nga Serbia.

Kësaj rruge kalojnë edhe shumë kosovarë që vijnë në vendlindje nga vendet e ndryshme të Evropës, njofton Klan Kosova.

Kolonat po ashtu janë parë edhe në hyrje të Malit të Zi, po nga Kroacia.