Koloneli Metodij Haxhi-Janev me dekret të presidentit Gjorge Ivanov është avancuar në gradën gjeneral brigade dhe është emëruar adjutant i komandatit suprem të forcave të armatosura të Republikës së Maqedonisë.

Siç është publikuar në Gazetën Zyrtare të Republikës së Maqedonisë më 14 dhjetor të vitit të kaluar, me dekret të Presidentit, Gjorge Ivanov, është shkarkuar gjenerali i brigadës, Mirçe Gjorgoski, nga detyra e ndihmësit të Komandantit suprem, dhe në vend të tij është emëruar Haxhi-Janev.

Haxhi-Janev është atashe ushtarak i Maqedonisë në Uashington, që nga gushti i vitit 2015.