https://youtu.be/qr2ydxkL6U4

“I sëmuri për mend”, komedia e Molierit bëri që të qeshin dhe të impresionohet publiku kumanovar në teatrin e qytetit. Regjisori i kësaj shfaqje, Ahmet Jakupi theksoi se ka kaluar mirë me aktorët dhe se pritja e reagimet e publikut e kanë shpaguar për vënien në skenë të kësaj komedie.

“Mendoj se sot ta punosh një komedi në këto situata që ndodhemi është shumë problem, publikun duhet të dish se sa ka forcë të qesh. Kjo shfaqje është shumë e rëndë për tu realizuar por aktorët e teatrit të dramës shqipe në Kumanovë, dhe unë si regjisor, jemi mundu me një platformë ndryshe prej situatave tjera ta bëjmë një shfaqje që mund ta bëjë publikun të qesh”, u shpreh Ahmet Jakupi, regjisor.

Edhe aktorët thonë se kjo komedi është mirëpritur nga publiku.

“Ne pamë që ishte shumë i kënaqur publiku, sepse publiku të shpërblen me duartrokitje dhe sidomos kjo që ishte komedi, e mirëpresim sepse publiku na jep shumë motiv kur disponohet dhe vazhdimisht kur janë momentet për t’u argëtuar dhe ata i vlerësojnë ato momente, që na bënë ne të ndihemi të kënaqur si aktor që luajmë në skenë”, tha Mirsad Abazi, aktor.

Ndërsa edhe adhuruesit e shfaqjeve vlerësuan këtë shfaqje.

“Mendoj se ishte një shfaqje që komunikojë shumë mirë me publikun, e patë edhe vet, publiku e duartrokiti dhe reagonte mirë në momente të caktuara, aty ku dukej edhe dora regjisoriale, e cila është vënë në punën e aktorëve.

Komedia e Molierit u luajt nga Sefedin Shabani, Enver Halimi, Linda Shabani, Azra Sallahu, Mirsad Abazi, Ismail Kusumi dhe Shkumbin Zeqiri nën regji të Ahmet Jakupit. Ajo do të shfaqet prapë të enjten ndërsa pas të enjtes, kjo komedi do të shfaqet gjatë muajit shtator.