Besoj se të gjithë ëndërroni një punë të rehatshme dhe me përfitime të kënaqshme. Të punuarit nga shtëpia është një ndër ëndrrat e shumë njerëzve dhe këtë gjë e mundëson vetëm Apple.

Kompania Apple ofron një mundësi të artë për të gjithë ju! Së fundmi Apple ka bërë një thirrje për punëtorë me orar të plotë, për pozicionin “AppleCare at Home Advisor”.

Çfarë funksioni do të keni?

Të ndihmoni klientët kur hasin probleme me produktet teknologjike të kompanisë. iPhones, iPads, Macbooks e shumë të tjera.

“Nëse e dashuroni mënyrën se si teknologjia ju ndihmon të zgjidhni shumëçka, me siguri do të jeni të shkëlqyer për të ndarë njohurinë tuaj me të tjerët. Këtë do të bëni çdo ditë nga shtëpia”, shpjegohet në postimin e bërë nga Apple.

Përpos komfortit të të punuarit me pizhama, kjo ofertë vjen si paketë bashkë me disa përfitime. Punëtorët do të paguhen edhe për ditët e pushimit, ashtu sikurse do të kenë zbritje për produktet e Apple.

Kompania kërkon që aplikantët të kenë minimumi dy vite eksperiencë në fushën e suportit teknik, ashtu sikurse të jenë të njohur me zgjidhjen nëpërmjet telefonit, e-mail, chat-it etj.