Kulla e familjes Jashari në Prekaz ka 18 vite që është në gjendje jo të mirë. Me kalimin e kohës ajo vetëm po shkatërrohet edhe më shumë.

Agjensioni për Menaxhimin e Komplekseve Memoriale të Kosovës (AMKMK), ka bërë koston e revidimit të projektit dhe çmimi shkon rreth 6 milionë euro, por presin nga Kuvendi i Kosovës që të procedojnë projektligjin për këtë kompleks.

Ndërkohë në Ministrinë e Kulturës deklarojnë se ky institucion posedon dokumentacion të gjendjes ekzistuese dhe do të shqyrtoi të gjitha mundësitë legale dhe në koordinim me Agjensionin mund të ndërmerren veprime në eliminimin e rrezikut.

Samir Hoxha nga MKRS thotë se Kulla e Jasharajve ka status të mbrojtjes por menaxhohet nga AMKMK.

Sipas tij, MKRS ka kapital për projektin, masa preventive emergjente, por nga ana e agjencionit deri më tani nuk ka pasur ndonjë kërkesë konkrete për këtë çështje.

Ndërkaq, Idriz Blakaj nga Agjensioni për Menaxhimin e Komplekseve Memoriale të Kosovës ka thënë se kanë bërë koston e revidimit të projektit dhe çmimi sillet rreth 6 milion euro, por presin nga Kuvendi i Kosovës që të procedojnë projektligjin për këtë kompleks. Sipas tij ligji është i gatshëm për aprovim të Qeverisë.

“Ligji i ri e parasheh formimin e një komisioni ndër institucional i cili do ta përzgjedh kompaninë për konservim dhe kompaninë mbikëqyrëse. Tenderi duhet të jetë ndërkombëtarë meqë në Kosovë nuk ka ekspert të kinsevimit”, shtoi Blakaj.

Ndryshe gjatë ditës së djeshme është dorëzuar në Qeverinë e Kosovës peticioni i iniciuar nga Jusuf Thaçi për shpëtimin e këtij monumenti, të cilin e kanë votuar mbi 3 mijë qytetarë online.