Komunikacioni në rrugët e vendit sot po zhvillohet nëpër rrugë të lagështa. Në drejtimin rrugor Tetovë-Kodër e Diellit ka edhe reshje të borës dhe dukshmëri të zvogëluar për shkak të mjegullës së dendur, informon Lidhja Auto Moto e Maqedonisë.

LAMM këshillon vozitje të kujdesshme, shpejtësi të adaptuar me kushtet rrugore dhe respektim të shenjave të komunikacionit. Kurse është e mundur edhe dukuria më e shpeshtë e shembjeve në këto drejtime rrugore: Koçan-Makedonska Kamenicë-Delçevë, Vinicë-Berovë, Gostivar-Strazhë, Mavrovë-Dibër-Strugë, Demir Kapi-Udovë, Katlanovë-Veles, Krushevë-Demir Hisar dhe Resnjë – Bukovë, bëhet e ditur nga agjensia e lajmeve MIA.

Kurse qarkullimi në drejtimin rrugor A3 Prilep-Manastir-Resnjë është ndërprerë për shkak rrëshqitjës së dheut. 

Intensiteti i komunikacionit në drejtimet rrugore jashtë mjediseve urbane është i matur kurse në vendkalimet kufitare nuk ka pritje të gjata të hyrjeve dhe daljeve nga vendi.