Sot në Shkup u mbajt konferencë me temë ”Frymëzo për të ardhme kompjuterike”, që zbatohet në kuadër të projektit ”Vajzat në teknologji: Ulja e boshllëkut gjinor në profesionet teknike”.

Në konferencë u prezantua analiza ”Nxënësit e shkollave të mesme dhe shkencat natyrore: Analizë e qëndrimeve dhe perceptimeve në aspekt gjinor”. Me këtë rast, Ana Mickovska-Raleva tha se ektziston ndarje gjinore në profesione, pra ekziston ”profesione tipike mashkullore”, më së shpeshti në sferën e teknologjisë dhe ”profesione tipike femërore”, që më së shumëti lidhen me sferën e kujdesit, arsimit, etj.

Projekti në fjalë u realizua nga Qendra për hulumtime dhe krijime të politikave, me mbështetje të Bashkisë së Shkupit.