Në shenjë të fillimeve të Kongresit të Manastirit, në një atmosferë pozitive u mbajt Koncert madhështor ,,MANASTIR FESTON 108 VJET” në 13.11.2016 në sallën të madhe të Qendrës për Kulturë në Manastir.

Salla e qendrës për kulturë ishte e vogël për mbi një mijët dashamirës të këngës shqipe.

Pjasmarës ishin shumë këngëtarë të estradës shqiptare si: Remzie Osmani, Mahmut Ferati, Zait Aliu, Alban Plovishti, Severxhane Laçi, Avni Mehmeti, Motrat Ajredini, Orkesti Gazmorët, Humoristët Stresat, aktori i njohur Pajazit Murtishi, kurse moderatore ishte Teuta Zekiri.

Organizator ishte Shoqata për zhvillimin e kulturës dhe artit KONGRESI I ALFABETIT- Manastir, ndërsa koncerti ishte i mbështetur nga : Qeveria e Republikës së Maqedonisë- Sekretariati për implementimin e marrëveshjes së Ohrit, IN Muzeu i alfabetit të gjuhës shqipe- Manastir, Instituti dhe muzeu- Manastir, Komuna e Haraçinës, KTV SWISSI, Vezë Sharri dhe Lecker, Palma Mall, dhe Marketing agjencioni MIRUB.

Kryetari i Shoqatës Veton Izeiri falënderon të gjithë ata që kontribuan për organizimin e këtij eventi , pjesmarësit dhe audiencën të shumtë që bëri ky manifestim të kalojë në një atmosferë shumë pozitive dhe festive.

Shoqata KONGRESI I ALFABETIT- Manastir me gjithë vullnetin dhe angazhmanin do të bëjë që ky eveniment të rritet dhe të bëhet traditë në qytetin më të rëndësishëm të shkrim – leximit.

unnamed-15

455-1