Dallimi në mes të asaj që thotë Bashkimi Evropian për Kosovën dhe rastin e Katalonisë është një shprehje e interesave politike që nuk ka bazë në të drejtën ndërkombëtare.

Kështu ka thënë, profesori i së drejtësisë ndërkombëtare, Milenko Kreca, i cili ka qenë edhe një kohë të gjatë gjyqtarë në Gjykatën Ndërkombëtare të Hagës.

“Gjoja dallimet që Bashkimi Evropian ka thënë se Kosova është rast ‘sui generis’ apo rast specifik, e që dallon shumë prej Katalonisë, kjo nuk është e ligjshme dhe mund të thuhet se kjo është një përpjeke për të justifikuar standardet e dyfishta që janë aplikuat në raport me Kosovën”, ka thënë Kreca, përciell Politika.rs.

“Nëse e pranojmë që ka një dallim në mes të Kosovës dhe Metohisë dhe Katalonisë, kjo nënkupton që duhet të prezantojmë dy të drejta ndërkombëtare”, ka thënë ai.