Kryesuesi i seancës së Kuvendit të Kosovës, Adem Mikullovci e përfundoi seancën e sotme konstituive.

Koalicioni PAN kërkon sërish kohë për të zgjedhur kryetarin e Kuvendit. Ky koalicion ende nuk e kanë shumicën për të votuar të propozuarin e tyre për kryetar Kuvendi dhe rrjedhimisht për formimin e qeverisë. Zëvendëskryetari i PDK-së, Enver Hoxhaj deklaroi se nuk i ka ende 61 votat e duhura për të zgjedhur kryetarin e Kuvendit. .

I pyetur nga kryesuesi i seancës konstituive Adem Mikullovci sa kohë i duhet Enver Hoxhaj u shpreh: Na duhet një afat kohor më pak se 2 javë e më shumë se 10 ditë.

Në replikë Mikullovci u përgjigj: Ju jeni ata që po bllokoni? Kush jeni ju me çfarë të drejte?

Deputeti Albin Kurti kërkoi të mos presim më por të lëvizim pasi po vonohet ardhja e fituesve në pushtet.

“Të mos presim por është obligim i yni të lëvizimi, po vonohet ardhja e fituesve në pushtet. Kosova po e vuan faktin që ende nuk ka qeveri. Nëse Vetëvendosja do të ishte në pushtet do të kishte nisur plani për reformën në drejtësi. Do të kishim një shtet me marrëdhënie dinjitoze e bashkëpunuese”

Kjo është hera e gjashtë ë përpjekje të përmbylljes së seancës konstituive, e cila ka filluar që nga 3 gushti.

Në subjektin fitues të zgjedhjeve parlamentare të 11 qershorit, koalicioni PAN, bëjnë pjesë Partia Demokratike e Kosovës, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nisma.

Zgjidhja e kryetarit të Kuvendit është hapi i parë drejt nisjes së procedurave për formimin e Qeveris së re./Alsat-M