Zyrtari për media i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valmir Elezi, tha se deri në orën 11 kanë votuar 6.90 % e qytetarëve.

“Në bazë të dhënave në mënyrë elektronike nga 96% e vendvotimeve të 19 komunave dhe të komunës së Parteshit, votues janë gjithsejtë 1 milionë e 353 mijë e 680, deri orën 11:00 kanë votuar 89 e mijë 472 votues apo 6,90% e votueseve”.

Krahasuar me raundin e parë deri në orën 11 kishin votuar 8.7% e qytetarëve me të drejtë vote.

“Në raundin e parë deri në këtë kohë më 22 tetor patën votuar rreth mbi 118 mijë apo 8,7 %. Deri në këtë kohë procesi zgjedhor është duke vijuar normalisht”.