Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka numëruar 99.88 për qind të votave nga 2.487 kuti të votimit, për zgjedhjet e 11 qershorit.

Në rezultatet e publikuara nga ky komision, koalicioni PAN ka vetëm 33.98 për qind, duke u renditur si subjekt i parë.

Ndërkaq, Lëvizja Vetëvendosje e cila ka garuar e vetme në zgjedhjet e parakohshme të 11 qershorit i ka siguruar 27.12 për qind duke u renditur kështu si subjekti i dytë.

Koalicioni LDK-AKR-AL është renditur në vendin e tretë duke marrë 25.74 për qind të votave.

Kryetarja e KQZ-së Valdete Daka ka thënë se rezultati i zgjedhjeve të 11 qershorit do të behet pas auditimit të të gjitha kutive të votimit, numrit të votave me kusht dhe votave me postë si dhe shqyrtimit të të gjitha ankesave.