Boksieri Haxhi Robin Krasniqi dhe e dashura e tij Heidi Lushtaku janë fejuar.

Çifti është parë së bashku në “Semper Open Balls 2017”, me veshje solemne.

Krasniqi ka postuar në Facebook fotografinë me mbishkrim “emoji” unazën dhe urimet për fejesën e tyre nuk kanë munguar. Zyrtarizimi i fejesës pritet të ndodhët së shpejti, konfirmojnë burime të Gazeta Metro të afërta me boksierin e njohur kosovar.

Ai dhe Lushtaku kanë kohë që janë së bashku dhe kanë vendosur që dashurinë e tyre ta kurorëzojnë me fejesë. Familja e Krasniqit pritet të udhëtojnë në Zvicër për ceremoninë e fejeses.