Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura ruse, Valery Gerasimov ka thënë se NATO është duke forcuar infrastrukturën ushtarake përgjatë kufirit me Rusinë.
 

“Është një ofensivë e NATO-s, ata kanë sjellur armë përgjatë vijës kufitare me Rusinë. Po ndërtojnë aeroporte dhe porte”, ka thënë ai në konferencën e gjashtë të Moskës.

Gerasimov theksoi se NATO-ja është duke krijuar qendra për ruajtjen e inventarit të cilat i mundësojnë Aleancës të rris shpejtësi për grupin e saj me anë të kësaj vendosje.

“Pavarësisht nga mjedisi i tanishëm global, Rusia nuk ka plan të zvogëloj shkallën e bashkëpunimit me Evropën në aspektin e sigurisë”.

Ai paralajmëroi se vendet perëndimore po ‘luftojnë’ kundër Rusisë në përpjekje për të zvogëluar rolin e saj në luftën kundër terrorizmit ndërkombëtar.

“Vendet perëndimore kanë forcuar luftën propagandistike kundër Rusisë. Nëse ju shikoni në raportet e mediave evropiane dhe amerikane, merret përshtypja se praktikisht të gjitha ngjarjet negative që ndodhin në botën e punës ose shërbimeve të inteligjencës mbetët faji të shërbimet e inteligjencës ruse ose te hakerët rusë”.