Kjo ide ka lindur pas vizitës së fundit të Aleksandar Vuçiç në Kroaci, ku ka shkëmbyer mendime me presidenten, Kolinda Grabar Kitarovic.

Vizita e presidentit serb Aleksandar Vuçiç në Kroaci ka sjellë një ide të re që mund të ndikojë në përparimin e sportit në këto dy vende, që njihen për armiqësi pas luftërave mes tyre në vitet e 90-ta.

Përkatësisht, udhëheqësit e Serbisë dhe Kroacisë ranë dakord gojarisht se të dy vendet të organizojnë së bashku një garë të madhe dhe ambicia është të jetë Kampionati Botëror.

Ky plan nuk do të funksiononte për futbollin, gjë që është praktikisht e pamundur që të fitohet, por për sporte si basketbolli, hendbolli ose vaterpoli, mund të ndodh.

Presidentët e dy shteteve
Organizimi i një ngjarjeje të tillë do të përfaqësonte një hap të madh drejt normalizimit të marrëdhënieve midis Serbisë dhe Kroacisë, të cilat po përmirësohen çdo vit, shkruajnë mediat serbe.

Të dy Vuçiq dhe Kolinda janë entuziastë të mëdhenj sportit dhe organizimi i përbashkët i Kampionatit Botëror do të përmirësojë ndjeshëm marrëdhëniet dypalëshe, si dhe reputacionin e Serbisë dhe Kroacisë në botë.