Kryediplomatja bullgare: Duhet kohë për t’u fshirë “larja e trurit” se ekzistojnë maqedonasit

Shefja e diplomacisë bullgare, Ekaterina Zaharieva, ka deklaruar se duhet të kaloj kohë që të fshihen gjurmët e “larjes së trurit” nga ana e ish Jugosllavisë se ekzistojnë maqedonasit, transmetojnë mediat maqedonase. Ajo ka thënë se, komisioni i përbashkët për çështjet historike tash më ka realizuar tre seanca dhe është ushtruar presion nga pala maqedonase për çështje të caktuara historike, por siç ka theksuar ajo, Bullgaria nuk ka asnjë kompleks sa i përket kësaj çështje dhe se njerëzit duhet të dijnë të vërtetën. “Bullgaria duhej të mendonte që të pranonte emri e Maqedonisë që në vitin 1992, nëse është vlerësuar se ky do të jetë problem. Por, mendoj se ajo nuk ishte gabim, por sinjal për raporte të mira fqinjësore dhe miqësore. Duhet të kaloj kohë që të fshihen gjurmët e ‘larjes së trurit’ nga ana e ish Jugosllavisë se ekzistojnë maqedonas”, ka thënë ajo.

SHPËRNDAJE