Presidenti i ShBA, Donald Trump, duket se po shkon drejt shkarkimit të Prokurorit të Përgjithshëm, Jeff Sessions, teksa ka deklaruar se ky i fundit është treguar mjaft i dobët në detyrën e tij.
Lideri i Uashingtonit ka shprehur pakënaqësi në lidhje me disa cështje përfshirë distancimin e ‘numrit një’ të akuzës nga hetimet për ndërhyrjen e dyshuar të Rusisë në zgjedhje.
Gjithashtu, sipas Trump, Sessions nuk ka treguar vullnetin e duhur për të vijuar procesin e ngritur për ish-sekretaren e Shtetit, Hillary Clinton sa i përket skandalit të emaileve. Lideri i Uashingtonit ka deklaruar se Kryeprokurori nuk ka hetuar edhe disa rrjedhje të informacioneve të klasifikuara në rangjet më të larta të zyrtarëve amerikanë. Megjithatë, i pyetur se cdo të ndodhë në të ardhmen, Trump tha se koha do tregojë gjithcka.
“Nëse ai kishte planifikuar që t’a distanconte veten nga disa cështje, duhet të ma kishte thënë përpara se të merrte detyrën dhe unë thjesht do zgjidhja dikë tjetër. Unë dua që Prokurori i Përgjithshëm të jetë më i ashpër me rrjedhjet e informacionit në agjensitë inteligjente pasi ato kanë qënë në një nivel të lartë. Ju a thashë edhe më parë se jam i zhgënjyer me Prokurorin e Përgjithshëm, por do të shohin se cfarë do të ndodhë. Koha do ta tregojë.”
Sipas ekspertëve, përmes deklaratave të tij, Trump kërkon t’a detyrojë Session që të japë vetë dorëheqjen duke mos preferuar shkarkimin. Në rast se Kryeprokurori do të lërë detyrën, favoritët kryesorë për të zënë vendin e tij janë ish-Kryetari i Bashkisë së Neë York-ut, Rudy Giuliani, ose Senatori i Texassit, Ted Cruz.