Nga Arben Llalla

UnKryetari i OMONIA, Leonidha Papas, doli me një reagim të dytë duke sulmuar shqiptarët që mbrojnë Çështjen Çame, por kësaj here duke u shfaqur si misionar i miqësisë greko-shqiptare. Por sa i sinqertë është Leonidhas Papas për paqenë dhe miqësinë greko-shqiptare? Leonidha Papas është nga rrethi i Sarandës, djali i priftit të kishës ortodokse në Sarandë nuk u zgjodh rastësisht kryetar i organizatës më të madhe të minoritetit grek OMONIA, organizatë që dikton politikat e dy partive të minoritetit grek, PBDNJ dhe MEGA. Leonidha Papas vjen në krye të OMONIA me një aktivitet të ngjeshur ekstremist kundër Shqipërisë. Ai disa herë është shfaqur me flamurin e aneksimit të jugut të Shqipërisë-Autonomia e Vorio Epirit dhe ka njohje të vjetra me figurat kryesore të politikës dhe fetare të Greqisë. Leonidha Papas që në moshën të re ra në kontakt me Mitropolitin e Konicës, antishqiptarin e dalluar, Sebastianos. Për dy vite Papas jetoi në Konicë ku u trajtua si paraushtarak i grupit të shenjtë ortodoks. Më tej, u dërgua me bursë të studiojë në Selanik me rekomandim të Mitropolitit Sebastianos, pasi ishte anëtarësuar më parë në organizatën ekstremiste antishqiptare të themeluar nga Sebastiano, SFEVA. Papas ka qenë nënkujdesin e kryetarit të SFEVA, dega Selanik, Grigori Drigojas, i cili ishte arkitekti i propagandës së SFEVA deri sa vdiq në vitin 2005. Grigori Drigoja disa herë ka qenë në Shqipëri duke vizituar zonat nga Korça e deri në Sarandë i shoqëruar nga Leonidha Papas. (SFEVA ka ndikim të madh prej disa vitesh në fshatin Polenë të Korçës që konsiderohet si projekt pilot për asimilimin e plotë.) Pas mbarimit të studimeve disa vjeçare që nga viti 1990-2000, në Konicë dhe Selanik, Leonidha Papa me rekomandim të kryetarit të SFEVA, Grigori Drigoja vuri kontakte me kryepeshkopin e Shqipërisë Anastasios Janullatos. Takimin e parë sipas të dhënave u realizua në vitin 2000, në zyrën e Janullatosit. Pas bisedës me Kryepeshkop Anastasin, Papas u angazhua për…