Kryetari i partisë së të vdekurve

Shkruan Xhenis Sulimani

Kryetar që mendjen e ka te xhepi. Kryetar që kokën e ka te sekretarja. Kryetar që mendon se gënjeshtra është art. Kryetar që mendon se di gjithçka dhe është më i afti për të manipuluar. Kryetar që për çdo favor ndaj dikujt kërkon para kesh. Kryetar që kujdeset edhe për tenderin e varrezave. Kryetar që ikë nga gazetarët.

Ishte ky kryetari- protagonisti i shfaqjes “Tregtari i varreve”, me skenar të Ali Qerimit, sjellur mjeshtërisht në skenë nga vet autori dhe artisti i madh Ylber Murtezi.

Politika nuk ka shije pa artin. Arti nuk ka shije nëse nuk synim të mirën e pëgjithshme. Artisti asnjëherë nuk duhet të pajtohet me realitetin, që shpesh di të jetë i hidhur, sidomos kur për këtë është fajtore politika. Nëse të gjitha fushat kanë vdekur arti duhet të jep dritë për t’i dhënë sens realitetit. Diçka njëjtë sikur siç bënë mbrëmë protagonistët e shfaqjes në fjalë. Nga “varrezat” bënë dritë që dikush nga larg t’i sheh dhe të kujtoj se pikërisht atje ku mendoni se është errësirë (tek varrezat) prej atje vjen shpresa dhe inkurajimi për ndriçim.

Nga aty, nëpërmes komedisë, protagonistët tentuan në vetëdijesimin e publikut për kapacitetin e udhëheqësve politik. Protagonistët ishin të gatshëm të jepnin gruan por në asnjë moment sekretaren. Në emër të partisë ishin të gatshëm për gjithçka.
Pakti me të vdekurit te varrezat, ishte pasqyrimi më i mirë i realiteti sot te partitë politike. Udhëheqësit e partive politike sot i duan të dëgjueshmit, ndryshe thënë “të vdekur”- ky soj i njerëzve u sjellë atyre përfitime marramendëse. Siç u përmend edhe në skenën e artit, ç’ju duhet sot politikanëve pakti me të gjallët kur këta po ikin shtigjeve tjera, larg vendit? Pakti me të vdekurit është më racionali për to.

SHPËRNDAJE