Kryetari i komunës së Sarajit e ka akuzuar zv.kryeministrin Bujar Osmani, se po merret vetëm me çështjen e emrit, dhe se i ka harruar premtimet bërë kësaj komune, sidomos për një klinikë.

Bexheti kritikon edhe zv.kryeministrin Hazbi Lika për premtimin se do të ndërtohet një çerdhe në Kondovë.

Në deklaratën e tij për TV21, Bexheti thotë se që të dy duhet të mbajnë përgjegjësinë për premtimet e dhëna.

I pari i Sarajit kritikoi edhe ministrin e Ekonomisë Kreshin Bexheti për kanionin Matka, dhe për xeheroren në Radushë, për të cilat thotë se ministri nuk bëri asgjë, edhe pas tetë muajsh kërkese dërguar atij.