Miq të dashur,
Po përsëritet ,,Hent TRIKU,, perfid nga Komisioni Shtetëror Zgjedhorë, lidhur me faktin se ka malltretuar dhe shpenzuar pretendentët garues për të nxjerë ÇERTIFIKATË nëpër gjyqet e Maqedonisë.
Ja PSE i ka ,,malltretuar,,me qëllim që vetë të mbeten rehat edhe përkundër faktit se ky trup shpërblehet me shuma të majme buxhetore për të organizuar ZGJEDHJET si operacion mjaft i madh.
Anëtarët e KSHZ-së janë thjesht byrokrat të zgjedhur nga parlamenti , ndërsa për këtë operacion mjaft senzitiv shuma të majme përbinë këta byrokratë ndërsa të gjithë peshën e organizimit e mbanë mbi supe administrata në këtë organ zgjedhorë.
Miq të mi, ÇERTIFIKATËN nga gjyqi, të evidencës ndëshkimore apo të evidencës për faktin se a është apo a është ngritur aktpadi për personin apo kandidatin pretendent nëpër listat e parashtruesëve , KODI ZGJEDHORË nuk e parashehë ( nëse shkruan dikund kisha dashtë ta dijë ) , pra në nenin 65 paragrafi (5) kërkohet vetëm deklarata- përlqimi për pranimin e kandidaturës e cila është e pa revokueshme, kurse deklarata për përkatësinë etnike ka të bëjë vetëm për statistikë pas konstituimit të organeve të pushteteve lokale.
Nuk mundet që organi zgjedhorë me udhëzim të parashehë dëshmi plotësuese që parashtruesit të parashtrojnë edhe Çertifikata nga gjyqi kur ajo nuk është e përcaktuar me Kodin Zgjedhorë. KSHZ-ja nëse vlerëson si organ se duhet, atëherë edhe ka për obligim ( EXOFICIO) me detyrim ligjorë listat e parashtruesëve ti verifikojë në evidencat e gjyqeve duke paraparë metodologji sesi do ta bëjë ate.
Këtë punë KSHZ-ja nuk po e bënë , kështu që po malltreton qytetarët për të nxjerë këtë çertifikatë dhe kuptohet edhe duke i shtyrë në shpenzime finansiare të interesuarit.
Përndryshe seksionet e evidencave ndëshkimore duhej të verifikojnë se vetëm a është i evidentuar ndonjë aktgjykim i plotfuqishëm me dënim 6 e më shum muajë evetualish për ndonjë nga kandidatët për të cilën nuk është vuajtur dënimi akoma. Ndërkaq për personat të cilët e kanë vuajtur dënimin dhe për ata kandidatë për të cilët nuk ka akgjykim të ploëfuqishëm , sipas prezumcionit të pafajësisë dhe ligjeve pozitive nuk mund tju meret e drejta e kandidimit. Ndërsa është çështje tjetër se çfarë profilesh dhe me çfarë performansash partitë politike etablojnë kandidatët në listat e tyre si parashtrues për në garën zgjedhore .
Është për tu habitur se gjykatat si pushtet i pavarur , vetëm për shkak të efektuimit të të hyrave ,,FAZLLA,, në kohë zgjedhjesh ,as që kundërshtojnë shkresat e Kshz-së apo të Ministrisë së Drejtësisë për këtë EXTRA malltretim. Bile në vend që të ndikojnë për të mprehur GILOTINËN e pocedurave administrative ata e topitin edhe më shumë kur janë në pyetje finansat buxhetore . Madje pse po heshtin përfaqësuesit e partive politike në KSHZ, vetëm një Zot e dinë .
Jam kureshtarë të përgjigjet KSHZ-ja ,se a po luan MASTRAPALLA apo nuk e ka në dijeni këtë ,apo jo !

Shkruan:Qenan Aliu