Shkruan Metali Alili

Kurr tashë më politika fillon prej në sallë të lindjes dhe përfundon në ceremonin e varimit.
Si të protestoj studenti kurr nesër duhet të hi në provim te Artan gllupi.
Si të protestoj studenti kurr nesër e ka të hi në provim te profesori ku më “dert dhe hall” e ka të mos mungoj në tubimet partiake se sa në ligjerata.
Si të protestojn studentët kurr profesorët e tyre kontratën e punës e nënshkruajn në “selit partiake”
Si të protestojn studentët kurr profesori më aktivë është në partin politike se sa në universitet.
Të nderuar miqë shokë e dashamirë, ju kolegë dhe ju profesor universitar “amani” një herë të vetme çlirohuni nga hipotekat politike.
Neve shumë mirë e dim se angazhimi juaj në politik nuk përbën asnjë shkelje ligjore, por shkelje të vlerave morale dhe etike të një shoqërie PO.
Të nderuar nëse dikush nga neve përcaktohet për karrier politike atëher bëjmë mirë t’ju largohemi universiteteve publike.
Të nderuar të ndajmë “shapin pi sheqerit” nënkupton, të ndajmë arsimin prej politikës, nga se arsimi është interes popullor, kurse politika interes partiak.
Të nderua dhe të respektuar, neve për një të mirë të përgjithshme dhe të detyrueshme morale dhe etike bëjmë mirë që, orientimet politike partiake ti lëmë jashtë universiteteve dhe institucioneve tjera publike, aty ku jemi të angazhuar për qytetarët, aty ku paguhemi po nga taksat e qytetarëve.
Mjaftë më, një herë e përgjithmon ti themi stop, të ndërpresim këtë dukuri negative e cila solli popullin buzë greminës dhe rrugës pa kthim, i cili popull fatkeqsisht dhe detyrimisht ka marë rrugën e mërgimit, duke u larguar edhe njerëzit profesionist të cilët s’mundën të lakojn kurizin dhe tu nënshtrohen të paditurive dhe injorantëve, klaneve politike të cilët shuan edhe atë pak dritë ” në fundë të tunelit” duke ndarë njerzit në “i joni ose i atyre” jo në profesionist dhe amator.
Mjaftë më, t’ju kthehemi vlerave dhe kapaciteteve individuale, e jo politike, e klanore.
Të nderuar ju lutem, universiteti është tempull arsimor dhe jo mejdan politik.
Aty mund të lindin politikan e jo politika të mbjell politikan.