Një mashtrim që mund të iu bëj dëm në Gmail është përhapur ditëve të fundit. Skema mund të iu vë në lajthitje dhe ti jepni kredencialet në Gmail.

Email i cili i dërgohet viktimave, nga emailadresa të njerëzve që njihen nga ta, përmban fotografi të maskuara si file PDF.Pasi ky file të klikohet, një faqe e re hapet, e cila i kërkon përdoruesve që të kyçen prapë në llogarinë e tyre në Gmail.

Këtu bien në mashtrim viktimat, madje edhe njohës të mirë të teknologjisë, pasi aty shfaqet adresa kinse e Google, “accounts.google.com”, dhe menjëherë pasi të kyçen në të llogaria e tyre komprometohet.