Moderatorja Dojna Mema ka publikuar në rrjete sociale një foto në të cilën shfaqet në moshë të vogël.
Krahas komenteve të ndryshme që ka marrë në këtë foto ai që ka spikatur është i moderatorit Ledion Liço. “Katunare e lumtur”,-ka shkruar Ledioni me humor.

Por pas këtij komenti edhe Dojna ka reaguar duke thënë: “Të paktën kam foto me ngjyra,”-duke theksuar se Ledioni është më i madh se ajo në moshë.

Përmes këtyre komenteve kuptohet edhe marrëdhënia miqësore mes kolegësh që ata kanë.