Policia e Kumanovës ka ngritur padi penale kundër 30 vjeçarit S.S. nga Kumanova për shkak të dyshimit se ka kryer vepër penale “lëndim i rëndë trupor”.

Sipas policisë, S.S. më datë 28.12.2017 rreth orës 11 në një barnatore në rrugën “Veselin Maslesha” fizikisht e ka sulmaur të punësuarin në barnatore D.Gj. (43) për shkak se nuk i ka dhënë ampula “Diazepam” pa recetë. Pasi i punësuari nuk ia ka dhënë ampulat, S.S. ka dalë jashtë dhe me një gur e ka thyer dritaren e barnatores, e më pas fizikisht e ka sulmuar të punësuarin, me ç’rast i ka shkaktuar lëndime të rënda trupore, shkruan Gazeta Lajm.

D.Gj. është transferuar në spitalin e përgjithshëm të Kumanovës, por më pas për shkak të seriozitetit të lëndimeve është transferuar në Qendrën emegjente në klinikat e Shkupit.