Kurrë mos e zieni ujin e çajit më shumë se një herë

Një ekspert britanik ka thënë se ujin e çajit nuk duhet zier më shumë se një herë sepse do t’ia humbte çajit shijen dhe do e bënte bajat.

William Gorman, kryetar i Tea and Infusion Association pohon se të nxehurit e ujit të njejtë më shumë se një herë, e heqë ca oksigjen dhe nitrogjen nga ajo, shkruan Daily Mail, transmeton Klan Kosova.

“Ju duhet ujë i freskët për një filxhan të shijshëm çaji sepse rizierja ia heqë të gjithë oksigjenin dhe nitrogjenin”, tha zotëri Gorman.