Kryetarja e Alternativës, Mimoza Kusari-Lila, në emisionin Debat D në RTV Dukagjini, e ka porositur kryetarin e AAK-së, Ramush Haradinajn, që ta ketë parasysh se askush nuk ia garanton postin e kryeministrit, pas datës së zgjedhjeve.

Kusari-Lila kujtoi disa herë veprimet e PDK-së që, sipas saj, kanë shkuar në dëm të subjekteve politike.