Shkruan Qenan Aliu

Ka një egzagjerim infantil për faktin se kush e çoi Nikolla Gruevskin në histori , këta apo ata , ky apo ai!

Kjo do të ishte saldo qesharake, kurë dihet se partia shqiptare me përkushtim i ndihmoi që ky dhe tajfa e këtijë deri më tani të mos shkojë në përgjegjësi e lëre më në histori.

Tani për tani , me ortakinë politike precize të hajdutërisë faktori shqiptarë Nikolla Gruevskin e çoi në selinë më të bukur dhe më të shtrenjtë nga cila do parti politike edhe në shtetet më të zhvilluara në botë. Ai tani për tani po joshet në BAROC stilin e kësaj rezidence partiake që nuk e ka as CDU-ja gjermane e Kancelares Merkel, por kurë pa sqaruar se me cilët para u ndërtua ajo.

Ndoshta edhe me paratë e atyre që përfaqësojnë këta që pandehin se e kanë çuar në histori!