Juventusi e pret Barcelonën në ndeshjen kryesore të mërkurën mbrëma (sonte) në Ligën e Kampionve. Por, fate të mëdha pritet të përcaktohen edhe në ndeshje tjera.

Kështu, Atletico Madridi luan për të ruajtur shpresat në shtëpi ndaj Romës në top formë.

Nga ana tjeëtr ka edhe ekipe që luftojnë për vendin e parë si Bayern Munichu, që shpreson në gabim të PSG.

Telegrafi sjellë të gjitha variantet e skenaret që mund t’i shohim sonte mbrëma (e mërkurë):

Tashmë të kualifikuar: PSG, Bayern, City*, Besiktas*, Tottenhami*, Real Madrid. (*vendi i parë në grup).

Mund të kualifikohen sonte: Manchester United, Baseli, Roma, Chelsea, Barcelona, Juventus.

Nuk mund të përfundojnë në top dy pozitat e para: Celtic, Anderlecht, Feyenoord, Dortmund, APOEL.

Do të përfundojnë në vendin e katërt: Feyenoord, Maribor, Monaco.

GRUPI A: CSKA Moska (6 pikë) vs Benfica (0)*, Basel (6) vs Manchester United (12).

  • Manchester United kualifikohet (si fitues i grupit) me një barazim. Progresi i Djajve konfirmohet nëse CSKA nuk arrin të shënojë fitore.
  • Baseli do të kualifikohet tutje nëse fiton dhe CSKA humbë për shkak të rekordit më të mirë kokë më kokë.
  • CSKA do tël uftojë me Baselin për vendin e dytë në përballje direkte në ndeshjen e fundit të grupit nëse shmangë humbjen sonte. Rusët mund të përfundojnë edhe në maje të tabelës nëse fitojnë dhe United humbë.
  • Benfica duhet ët fitojë dhe të shpresojë që Baseli të humbasë në mënyrë që të qëndrojë me shpresë për një vend në top dyshe. Nëse dështon të fitojë atëherë do të konfirmohet në vendin e katërt.

GRUPI B: Paris Saint-Germain (12) vs Celtic (3), Anderlecht (0) vs Bayern Munich (9)

  • Parisi është kualifikuar dhe do të vulosë fitoren e parë me një fitore nëse Bayerni nuk fiton, ose nëse Parisi barzon dhe Bayerni humbet.
  • Bayerni është kualifikuar.
  • Celticu nuk mund të përfundojë në top dyshe, por mund të sigurojë pozitën e tretë nëse fiton dhe Anderlechti nuk e bën këtë, ose nëse Celticu barazon dhe Anderlechti humbet.
  • Anderlechti nuk mund të përfundojë në top dyshe.

GRUPI C: Qarabag (2) vs Chelsea (7)*, Atletico Madrid (3) vs Roma (8).

  • Roma kualifikohet me barazim. Giallorosët mund të vulosin opzitën e parë nëse fitojnë dhe Chelsea nuk e bën këtë.
  • Chelsea kualifikohet me fitore ose një barazim nëse Atletico nuk fiton.
  • Atletico do të mbetet në luftë me një fitore, ose me një barazi nëse Chelsea humbet. Spanjollët do të sigurojnë së paku pozitën e tretë nëse fitojnë dhe Qarabagu humbet.
  • Qarabagu duhet të fitojë që të mbetet në garë për top dy vendet e para. Ata do të konfirmohen në vendin e katërt nëse humbasin dhe Atletico fiton.

GRUPI D: Juventusi (7) vs Barcelona (10), Sporting (4) vs Olympiacos (1).

  • Barcelona do të shkojë tutje si fituese me një barazim. Po ashtu ata kualifikohen edhe nëse humbasin e Sportingu nuk fiton.
  • Juventusi kualifikohet tutje nëse shmangë humbjen dhe Sportingu nuk fiton.
  • Sportingu do të mbetet në luftë nëse fiton, por nuk do të jetë në gjendje që të përfundojë në top dyshe nëse humbasin, ose nëse barazojnë dhe Juve nuk humbet. Një barazim vulos së paku vendin e tretë në grup.
  • Olympiacosi duhet të fitojë dhe të shpresojë që Juventusi të humbasë në mënyrë që të mbetet në luftë për një vend për top dy pozitat e para në grup. Nëse Olympiacosi nuk fiton atëherë do të përfundojë në vendin e katërt.

*Ndeshjet që fillojnë nga ora 18:00.