Gjykata Kushtetuese ka inicuar procedurë për Nenin 2, Paragrafi 1 të Ligjit për rrogën minimale, në pjesën e “përmbushjes së rendimentit normativ”.

Gjykata shpreh dyshime për kushtetueshmërinë e këtij Neni, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Me këtë procedurë, Gjykata do të deklarohet për kushtetueshmërinë e paragrafeve 2, 3, 4 dhe Nenin 7-6, paragrafet 1 dhe 3.

Parashtresa në Kushtetuese është ngritur nga Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë (LSM), të cilët konsiderojnë se rendimenti normativ duhet të hiqet nga ky ligj.