Ka dështuar tentimi i Kuvendit të Maqedonisë për t’ia hequr mandatin deputetit dhe ish kryeministër, Nikolla Gruevski. Nga të nevojshmet dy të tretat, pse gjithsejt 80 vota, “Për” votuan 58 deputetë, ndërsa kundër ishin 29 deputetët e VMRO-së.

Kuvendi me shumicë votash hodhi poshtë propozimin e VMRO-së për të vendosur në rend dite Propozim ligjin për amnisti, për të gjithë të implikuarit në incidentin e Kuvendit më 27 Prill të këtij viti.