Në seancën e sotme, Kuvendi i RM-së e miratoi Propozim-vendimin për verifikimin e numrit të nënkryetarëve të Kuvendit, përcjell Fol.

Sipas këtij vendimi Kuvendi i Maqedonisë do të ketë pesë nënkryetarë, të cilët do të jenë nga parti të ndryshme, varësisht prej përfaqësimit të tyre në kuvend. Numri i nënkryetarëve verifikohet nga kuvendi me propozim të kryetarit të kuvendit. /Fol/