Shumica prej nesh së paku njëherë na ka ndodhur të dërgojmë ndonjë fjalë, fotografi ose dokument gabimisht tek njerëzit në aplikacionin për shkëmbim të mesazheve, WhatsApp.

Falë përditësimeve më të fundit në WhatsApp, tani kjo nuk do të jetë një problem shumë i madh, pasi aplikacioni ka lansuar një përditësim me anë të së cilit, ju mund t’i fshini brenda 7 minutash, fjalët, tekstet, imazhet ose dokumentet e dërguara gabimisht, transmeton lajmi.net

Ky tipar, aktualisht po testohet nga përdoruesit e Android dhe iOS në disa vende të botës edhe pse nuk është e qartë se kur do të lansohet për të gjitha vendet ku WhatsApp është aktiv.

Kështu do të duket mundësia e cila ju lejon të fshini mesazhet që pa dashje i keni dërguar. Mjafton që të prekni “Fshini për të gjithë” dhe gjithçka do të jetë në rregull./Lajmi.net/