Moderatori Labinot Gashi – Labi ishte emri më i përmendur së fundmi në media.
 
Kjo për faktin e largimit të tij nga televizioni 21 aty ku kishte punuar vite me radhë duke sjellë te publiku një emision shumë të shikuar si ‘ 1Kafe me Labin’, shkruan lajmi.net

Labi nga 21-shi u largua shkaku i pagës e cila asnjëherë nuk ju rrit, kështu të paktën ka treguar ai vetë në një intervistë të fundit aty ku tha se pë 17 vite rresht ai është ngritur vetëm në pozitë.

Pas largimit ai morri me vete edhe emisionin për ta transmetuar diku tjetër. Ai nëpërmjet një fotografie ka treguar se ka arritur marveshje me një dizajner i cili studion e re do ta bëjë të duket speciale.

Një hap i suksesshëm ky nga ai e shikuesit aktiv të ‘1Kafe me Labin’ mezi po presin ri-transmetimin e këtij emisioni.