Shuki, emisioni i të cilit është mjaft i shikuar, kishte ftuar Labinot Gashin për intervistë.
 
E ky i fundit, e kishte refuzuar me pretekstin se po merret me familje e nuk është duke u merr me intervista, shkruan lajmi.net

Por, pas këtij refuzimi, Labi merr pjesë në emisionin e Ermal Mamaqit. Kjo gjë duket se e ka mbushur me inat Shukin, prandaj ka vendosur që t’i ‘hakmerret’ atij.

Shuki në emisionin e fundit e tij deri më tani, ka zbuluar se si Labi e ka refuzuar ftesën e tij, e më pas mori pjesë tek Ermali.

Madje, prezantuesi kosovar,  ka nxjerrë disa pjesë të intervistës së Labit, duke u tallur me të, si shprehje e mllefit se përse Labi e refuzoi Shukin dhe shkoi te Ermali!

E nga emisioni me Ermali, Shuki ka nxjerrë një ‘temë’ se mediet shqiptare i marrin mysafirët nga Kosova vetëm për t’u tallur me ta.