Deputeti i AKR-së, Labinot Tahiri përmes një postimi në Facebook ka bërë të ditur se rrogën e tij prej deputetit do ta jap për ndonjë rast të veçant.

Tahiri ka rrogë prej 1200 euro, këtë rrogë ai ka vendosur t’ia jap një vajzës nga Podujeva me nevojë e cila është e sëmur. Ai më tej u ka bërë thirrje edhe deputetëve të tjerë të Kuvendit të Kosovës të japin sado pak para për këtë rast siç e ka cilësuar ai të veçant.

Ky është postimi i plotë i Labinot Tahirit:

Rast i rëndë…!

Mirëdita të dashur njerëz, shpresojë se jeni mirë të gjithë.
Unë do të veproj sipas asaj që e thash para pak ditëve, se Rrogen time vlerë 1200 EU, do ta jap për ndonje rast të veqant!
Tani ndjej obligim që për këtë fëmijë në gjendjje të rëndë ta dhuroj rrogën time të cilën e marrë si meditje nga Parlamenti jonë.
Vajza vuan shumë dhe është nga Podujeva!
Unë i lus të gjithë Deputetët e Kuvendit tonë, ne rastëse kanë mundesi nga 10 euro e deri ku ju thot shpirti, ta ndihmojmë këtë vajzë se kjo mund të është femijë i yni siq i kemi nëpër familjet tona.
Unë isha, jam dhe do mbetëm i tillë të veproj aty ku tupani rrah për ata që kanë vesh.
Këtë mundesi e kam dhe këtë po e bëj duke bërë apel edhe tek të gjith njerëzit që ta ndihmojmë këtë engjull.
Vajzes i duhen 17.000 euro vlerë..!
Unē po e nisi ndihmen ndersa kush do që ka mundesi ta përfundojnë këtë kerkesë te babait të saj
Me respekt, Labinot Tahiri
Ferizaj Kosove e Shqipërisë.