Lajmet e fundit nga mediat meksikane njoftojnë se çifti i ka dhënë fund dashurisë së tyre disa vjeçare.

Bëhet fjalë për futbollistin e Barcelonës Gerard Pique dhe këngëtaren kolumbiane Shakira.

Ata janë prindër të dy djemëve, por sipas mediave meksikane ata prej disa muajsh nuk jetojnë më bashkë. Mësohet se shkak i mosmarrëveshjes mes tyre ka qenë një person i tretë.

Futbollisti i kombëtares spanjolle nuk ka publikuar më asnjë foto me Shakirën që prej 6 muajsh, siguron revista meksikane ‘Caras’.

Ndërsa Shakira nuk e ka përmendur më Pikenë që prej dasmës së Messit, ku ata ishin të dy krahë njëri-tjetrit.

Kohët e fundit Shakira i është përkushtuar karrierës së saj muzikore , me disa turne nëpër Amerikën Latine.